17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Ramadani: Qeveria e re, vështirë para qershorit – VV nuk e ka shumicën

- Advertisement -

Analisti politik Burim Ramadani ka parashikuar një vonesë të konsiderueshme në formimin e Qeverisë së re, duke thënë se para muajit qershor është e vështirë të pritet një ndryshim në ekzekutiv.

Sipas tij, vonesa po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhje, nuk e ka shumicën parlamentare për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar qeverinë.

“Nëse VV do ta kishte shumicën, Kuvendi do të ishte konstituuar që të martën, apo ndoshta edhe sot. Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!”, shkruan ai.

Sipas Ramadanit, Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë që ka të drejtën për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë, ka gjasa të dështojë në këtë përpjekje.

“Sipas trendit, të paralajmëruar qysh më 11 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve), mundësia reale për qeverinë e ardhshme është diku kah qershori. Deri atëherë, mandatari i parë (VV) do të dështojë të formojë qeverinë dhe pastaj mandatari i dytë do të procedojë”, thekon ai.

 

Të ngjashme

Të fundit