Ramadani: Presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese në këto dy ditë nga pushteti

- Advertisement -

Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka kërkuar që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka aluduar se zyrtarët e pushteti janë duke u bërë presion gjyqtarëve kushtetues.

Në profilin e tij në Fcebook, Ramadani ka shkruar se gabimet e pushtetit nuk po ndalen.

“Presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese në këto dy ditë. Gabimet e pushtetit po vazhdojnë, tash me presion mbi gjykatësit. Më mirë të arrihej kompromis për President sesa të hedheni si shpata mbi gjykatësit. Lërini Gjykatësit të qetë në punën e tyre. Mos bëni presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Kushdo që luajti bixhoz me stabilitetin e shtetit, duhet të ndëshkohet! Fajtorin do të na qartësojë Gjykata Kushtetuese!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit