![Ramadani: Populli e ndërroi Qeverinë Ramadani: Populli e ndërroi Qeverinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_20250121_234335_Chrome.jpg)
Ish-Kryeinspektori i AKI-së, ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve, ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë. Exit pollët deri tash thonë se VV ësht diku ndërmjet 38 deri në 39 %.
Postimi i plotë:
Populli e ndrroi Qeverinë!
I hoqi besimin Qeverisë aktuale!
Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.
Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.
Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.
Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!