-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ramadani: Për pionerët e Kurtit, ata që luftuan e shpëtuan pa u vrarë janë barrë që duhet hequr qafe

- Advertisement -

Analisti i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili në vitin 2016, kishte kundërshtuar pagesat për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke deklaruar se veteranët po i kushtojnë shumë Kosovës.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata që kanë luftuar për, siç thotë analisti, pioneret e Albin Kurtit, janë veç barrë që duhet hequr qafe dhe një tepricë që duhet përbuzur.

“Eshte me se e qarte arsyeja pse pioneret e Albin Kurtit si Hekuran Murati nuk i sulmojne deshmoret. Te renet ne altarin e lirise tashme i perkasin historise dhe lavdise, e jo aktualitetit dhe politikes ditore. E si te tille, nuk paraqesin kurrfare pengese ne rrugen e tyre drejt pushtetit absolut. Perkundrazi, perbejne kapital te çmueshem simbolik e patriotik per me shume dominim mbi shoqeri. A te gjallet, ata qe luftuan dhe shpetuan pa u vrare, per ta sot jane vec barre qe duhet hequr qafe dhe nje teprice qe duhet përbuzur”, ka thënë Ramadani.

Tutje, ai ka kritikuar edhe partitë e dala nga UÇK-ja, duke thënë se sa herë që sulmohen veteranët e UÇK-së, këto parti i mbulon heshtja dhe nuk japin përgjigjen e merituar denigruesve dhe linçuesve.

“E ju partite e dala nga UÇK kot thoni “nuk rishkruhet historia e UÇK-se”, kur ajo cdo dite po rishkruhet permes sulmeve me perfide, qe dale-nga-dale po behen pjese e ndergjegjes kolektive. Sllogani “Liria ka Emer” eshte i bukur, por nuk mjafton per t’i zmbrapsur perpjekjet per te rishkruar historine permes shlyerjes se veteranit prej faqeve me dramatike te saj. Prane emrave te bukur te lirise po e bejne vendin edhe cilesoret e poshter dhe mbiemrat e shemtuar si “mercenare”. E prapseprape, sa here sulmohen veteranet e UÇK-se, juve ju mbulon heshtja dhe nuk iu jepni pergjigjen e merituar denigruesve, linçuesve e mohuesve te kontributit te invalideve dhe veteraneve te luftës”, ka vijuar tutje njohësi i çështjeve politike.

Me tej, Ramadani, ka shtuar se UÇK-ja nuk mbrohet duke i ruajtur vetëm themeluesit dhe e udhëheqësit e saj.

“UÇK-ja nuk mbrohet duke i ruajtur vetem themeluesit dhe udheheqesit e saj. Nje gje e tille mbase eshte e domosdoshme per sfiden qe e paraqet Gjykata Speciale, por e pamjaftueshme per sfidat qe paraqesin kryqezatat inkuizitive qe po behen cdo dite kunder nje kategorie, te ciles shoqeria jone, e pushtuar nga nje sens i lig i mosmirenjohjes, refuzon t’i jep respektin e merituar. Ketu kemi te bejme me nje beteje krejt tjeter qe kerkon mjete tjera, shume me permbajtesore sesa slloganet e bukura, qe fatkeqesisht ne mungese te nje kauze reale, mbeten vetem dekore boshe”, ka përfunduar Ramadani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit