5.7 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Ramadani për letrën e Kurtit në adresë të Abdixhikut: Një letër ku nuk propozohet vendtakimi, është letër hajgare

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e ftesës që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim. Sipas tij, mungesa e një vendi të caktuar për takimin e bën letrën të duket më shumë si një manovër për spektakël sesa një ftesë e sinqertë për dialog.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Ramadani theksoi se një komunikim zyrtar pa propozim konkret për kohën dhe vendin e takimit nuk mund të merret seriozisht.

“Paramendoni ju të më dërgoni mua një letër dhe më thoni të takohemi një ditë dhe unë duhet të supozoj ku, apo duhet me ta kthy letrën dhe me thënë ku po takohemi? Nuk pres që LDK do t’i përgjigjet pozitivisht. Një letër ku nuk propozohet vendtakimi është letër me lujtë hajgare”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit