Politologu Shkodran Ramadani, ka dalë në përkrahje të gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili pak çaste më parë bërë të ditur se është ftuar nga prokuroria për intervistim për veprën “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Ramadani ka thënë se Mehmetaj është targetuar dhe sulmuar në mënyra të vrazhda teksa ka shtuar se pushteti po e persekuton tash gazetarin Mehmetaj.
“Sot nderkohe, prej linçimit, pushteti paska kaluar ne nje nivel me te larte te sulmeve: ate te persekutimit. Bodrumeve te partise, aty ku inxhinierohen fushatat e egra te stigmatizimit, iu shtuan edhe elemente te prokurorise.”
“Aradhes se militanteve qe me tastiere baltosin majtas e djathtas iu shtua edhe reparti i prokuroreve qe me libreze te partise dhe mandat shteteror, por pa asnje baze, perndjek gazetare, opinioniste dhe cdo variant te opozitarizmit.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë: