Home Ballina Ramadani për draft-statutin: Vetmenaxhimi në kuptimin e organizimit është autonomi territoriale në tërë Kosovën

Ramadani për draft-statutin: Vetmenaxhimi në kuptimin e organizimit është autonomi territoriale në tërë Kosovën

0
Ramadani për draft-statutin: Vetmenaxhimi në kuptimin e organizimit është autonomi territoriale në tërë Kosovën

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, për RTK ka folur pasiqë ditë me parë ka publikuar një version të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se këtë këtë veprim e ka bërë për hir të transparencës ndaj publikut.

Ramadani tha se meqë askush nuk e ka mohuar verzionin e tij, e konsideron si konfirmim pasiv se është autetik.

Me faktin që nuk ka mohim dhe deklarime të tilla, e konsideroj si konfirmim pasiv. Besoj që kjo i ka ndihmuar debatit dhe jam i bindur që në një periudhë të shpejtë do të konfirmohet përmbajtja e këtij drafti”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka ngre alarimin në lidhje në këtë draftstatut për autonominë që mund t’i jepet serbëve jashtë komunave me shumicë serbe.

Pjesa e parë që ka të bëjë me konceptin e vetmenaxhimit dhe në kuptimin e organizimit, unë do t’i thosha autonomi territoriale sepse Asociacioni sipas këtij drafti do të ketë mundësi menaxhuese edhe në zonat ku jetojnë serbët jashtë 10 komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Ramadani.

Ai tha se nuk ka pasur fare dilemë nëse duhet të publikohet apo jo, porse ka theksuar se nuk i ka publikuar komentet e asnjë institucioni të Kosovës.

Duke qenë se nuk i kam publikuar komentet, drafti po shpresoj se mund t’i përfshijë disa ose shumicën prej atyre komenteve, edhe pse nuk janë të shumta në numër, por nëse ato nuk përfshihen ato sigurisht se do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Ramadani.

Ai ka thënë se nëse Kosova fiton diçka të madhe, Kosova bën ta pranojë Asociacionin.

Në këtë formë siç kam arritur ta analizoj, bindja ime është se nëse Kosova merr diçka të madhe, përmbyllja e dialogut, njohja formale nga Serbia, statuti kandidat për BE dhe ftesa për anëtarësim në NATO, që të gjitha të mundshme, unë besoj se kjo nuk e shkatërron shtetin”, ka nënvizuar Ramadani.

Exit mobile version