24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Ramadani-Osmanit: Theksoja emrin e rrezikut të sigurisë kombëtare, kërko falje dhe distancohu

- Advertisement -

 

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim mbi aktvendimin e fundit për pasojat juridike dhe masë të përkohshme.

Ramadani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka përmendur atë që e ka quajtur “tri konstatimet e Presidentes Osmani që kanë dimension të paralajmërimit të rrezikut direkt të sigurisë kombëtare”.

Osmani deklaroi se përmes moskonstituimit të Kuvendit po paralizohen institucionet, po rrezikohet rendi kushtetues dhe se presidentja s’po arrin t’i ushtrojë në tërësi kompetencat e saj.

“Pra, FORMULA E KOLAPSIT TË KOSOVËS është fjalia që po e dëgjojmë se: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!” Presidente, theksoja emrin e këtij rreziku të Sigurisë Kombëtare. Kështu, më në fund fillo të distancohesh (me kërkimfalje) nga ajo që po i bëni Kosovës tash e gati 5 vjet ju “çlirimtarët e Kosovës” nga 14 shkurti 2021”, ka shkruar Ramadani në ‘Facebook’.

Të ngjashme

Të fundit