27.1 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Ramadani: Kriza parlamentare s’është veç çështje politike, kërcënon edhe sigurinë kombëtare

- Advertisement -

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se kriza parlamentare në Kosovë kërcënon edhe sigurinë kombëtare.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se janë të paktën pesë fusha ku po ndikon bllokada parlamentare.

“Kriza parlamentare në Kosovë nuk është vetëm çështje politike. Ajo po kërcënon sigurinë kombëtare, dobëson institucionet e shtetit, përkeqëson marrëdhëniet brenda-shoqërore dhe rrezikon rrugën përpara.

Janë të paktën këto pesë (5) fusha ku po ndikon kjo bllokadë parlamentare:

1. Dobësimi i institucioneve dhe bllokimi i reformave të domosdoshme

2. Destabiliteti politik

3. Humbja e besimit qytetar

4. Ndikimi negativ në integrimin euroatlantik

5. Dëme në ekonomi dhe investime” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit