23.5 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Ramadani: Kosova duhet t’i bëjë dy hapa të domosdoshëm për siguri e mbrojtje

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka treguar dy hapat që duhet t`i ndërmarr Kosova në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka bërë me dije se institucionet e Kosovës duhet të arrijnë aranzhmane të reja operacionale me NATO-n dhe të të rrisin investimin në mbrojtje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka treguar hapat që duhet njekur në këtë drejtim.

“Vendet anëtare të NATO-s tashmë po konfirmojnë se do të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të GDP. Nga këto, 3.5% direkt në mbrojtje dhe 1.5% në infrastrukturë. Kosova duhet t’i bëjë dy hapa të domosdoshëm për siguri e mbrojtje: 1. Të arrijë aranzhmane të reja operacionale me NATO-n (rrjedhimisht me KFOR-in) përmes dialogut politik Kosovë-NATO; 2. Të rris investimin në mbrojtje, përmes: 2.1 Konsolidimit të menjëhershëm të Gardës Kombëtare në FSK; 2.2 Trefishimit të trupës Rezervë të FSK; 2.3 Fillimit të Programit Edukues për Siguri dhe Mbrojtje në Shkollat e Mesme; 2.4 Fillimit të hartimit të Strategjisë Offset të Sigurisë. Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes nuk janë aspekte emocionale dhe as të atypëratyshme, por duhet qasje strategjike e përkushtim gjithëpërfshirës”, ka shkruar Ramadani.

Të ngjashme

Të fundit