14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

- Advertisement -

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se KFOR nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi që të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë dhe sipas tij, ‘ky është një indikacion për fazën se si KFOR ka vendosur të ushtrojë kompetencat’.

Postimi i plotê:

KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.

KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.

Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake./Periskopi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit