Burim Ramadani, njohësi i çështjeve të sigurisë ka reaguar në lidhje me situatën e energjisë, duke u shprehur se ai beson që kolapsi energjetik është i stisur dhe se është ‘‘stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni’’.
Ramadani ka deklaruar edhe se ai beson se nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm porse ka neglizhencë të qëllimshme.
Postimi:
Kolapsi i stisur energjetik cenon direkt Sigurinë Kombëtare!
Nuk ka kolaps energjetik të vërtetë, besoj unë, është stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni!
Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë!
Një varg institucionesh të infrastrukturës kritike, përfshirë ato shëndetësore, mund të ndikohen direkt nga kolapsi energjetik i paralajmëruar.
Kështu populli ndihen nën panikë, kontrolluesit thellojnë veprimet, për qëllime që unë nuk mund të spekuloj!
Shteti Ligjor duhet të veprojë! Sa më shpejtë!
Kjo të jep përshtypjen e situatave të ngjashme që kanë bërë apo bëjnë regjime jodemokratike!