Politologu Shkodran Ramadani e ka quajtur “kryemashtrues” kryeminsitrin Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me takimet e sotme në Ohër.
Lajmin se ishte arritur një ujdi publike e dha së pari Josep Borrell, dhe e konfirmoi tash edhe Albin Kurti.
E pas këtij pranimi, politologu Shkodran Ramadani vlerëson se Kurti duhet të quhet “Albin Zajednica”.
“Kryemashtruesi që bëri çdo mashtrim pa kursyer asnjë mjet për të ardhur në pushtet për të kapur çdo institucion, sot e tregoi fytyrën e tij të vërtetë: i gatshëm të bëjë çdo kompromis për ta ruajtur pushtetin e tij kundër Kosovës.” – u shpreh z. Ramadani në profilin e tij në Facebook.