1.2 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

- Advertisement -

Burim Ramadani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për mundësinë e kalimit të pragut zgjedhor dhe stabilitetin e AAK-së.

Ramadani theksoi besimin që qytetarët kanë për këtë parti dhe vazhdimësinë e aleancës, duke u shprehur se AAK-ja është një forcë stabile dhe e qëndrueshme.

“Ata janë vetëm qytetarë të Kosovës, e vendimi i tyre do të jetë më 28 dhjetor, dita e ditës kur qytetarët do të japin besimin e vetë për të vazhduar aleancën me gjithë ekipin dhe për të vazhduar punën që është bërë deri tani. Mos harroni, aleanca është stabile dhe e qëndrueshme, po ashtu edhe në nivel lokal, ashtu siç është edhe në nivel qendror,” tha Ramadani në Tëvë1.

Ramadani gjithashtu theksoi se, në të gjitha komunat ku qeverisin, aleatët e AAK-së kanë pasur sukses dhe kjo është dëshmuar nga angazhimi i kandidatëve të AAK-së.

“Në të gjitha komunat që i ka qeverisur Aleanca, kemi shkëlqyer dhe kjo e tregon këtë. Edhe për këtë arsye, kandidatët tanë janë në vendin e tretë në zgjedhje. Jemi në një situatë stabile dhe pretendojmë ta shtyjmë përpara këtë angazhim,” tha ai.

Në fund, Ramadani u shpreh se ai beson se të gjithë ata që janë në garë për deputet kanë ambicie dhe synime për të promovuar projekte dhe për të avancuar zhvillimin e vendit. Ai theksoi se është më e rëndësishme të flitet për projekte konkrete sesa për propagandë.

“Unë besoj se të gjithë njerëzit që janë në garë kanë ambicie dhe qëllime për të promovuar dhe shtyrë përpara projektet e veta. Jam shumë më i interesuar të flas për projekte se sa për propagandë të caktuar. Nuk kam asnjë dilemë për forcën dhe stabilitetin e aleancës dhe për avancimin e kësaj fuqie,” përfundoi Ramadani.

Të ngjashme

Të fundit