23.7 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Ramadan Nishori: Personi i parë që vendosa me i tregu ka qenë Vasfije Krasniqi, e kontaktova pas një interviste

- Advertisement -

Burri i parë që ka folur publikisht si i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Ramadan Nishori, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” në televizionin T7.

Ai ka rrëfyer se si mblodhi forcën për të treguar historinë e tij.

“Personi i parë që vendosa me i tregu ka qenë Vasfije Krasniqi, të cilën e kontaktova në Facebook, pas një interviste që e pash në televizor”, nis rrëfimin e tij Nishori.

Pasojat e ditës më të rëndë të jetës, thotë se i përjeton edhe ditëve të sotit.

“Era kur të fryen kam frikë, kur diçka kërset në shtëpi kam frikë. Kurrë nuk kam mujtë me kanë një bab i mirë për fëmijët e mi, s’kam mujtë kurrë me iu afru afër, se gjithë mendojsha mos po e dijnë rastin tem, e po më pyesin diçka”, vazhdon rrëfimi i tij.

I mbijetuari i dhunës seksuale ka treguar momentin kur i tregoi gruas e vajzës së tij.

“Kur i kam tregu bashkëshortes ka qenë një çlirim tepër i madh për mu. Kur më kapke ajo gjendja e keqe, dilsha nga shtëpia, kajsha u lirojsha e u kthejsha sërish në shtëpi. Gruaja e jem kurrë nuk më ka ba pyetje pse po del, edhe pse nuk dinte asgjë për situatën time. Kur i tregova, më tha deri sot e ke pas mbështetjen time, por nga sot e tutje do ta kesh edhe më të madhe. Një natë po i tham bashkëshortes me i tregu vajzës, ajo është shtylla e shtëpisë sime. Gruaja më tha po. E thirra në telefon, ishte në fakultet, e dolëm për të pirë kafe. Ia dhash letrën e komisionit që ma njofti statusin tim të luftës, e më tha “ai bab unë këta që 3-4 vjet e di, por nuk kam dashtë me fol asnjëherë, pa e fillu ti së pari këtë temë”, është shprehur Nishori.

Të ngjashme

Të fundit