Këngëtari i mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi – Dani, përmes një adresimi publik në profilin e tij zyrtar në facebook, ka bërë të ditur se ai, sikurse edhe e gjithë Kosova sipas tij, duhet të ndjeneh krenarë me familjen Devolli dhe kompaninnë e tyre, të cilët i kanë dhënë shumë shqiptarëve.
“Puna ime si këngëtar qe gjysmë shekulli ma ka çelë derën e shtëpive të krejt shqiptarëve. Po si shtëpia e madhe e Ibrahim Devollit me djem rrallë kam gjetë. Shkëlqimi dhe Blerimi kanë tiparet ma fisnike të shqiptarit. Punëtorë, të vyeshëm, trima, bujarë, humanitarë, me përkushtim ndaj familjes, popullit dhe vendit.”, shkruan Dani, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i muzikës shqipe potencon se kontributi i Devollëve është vlerë që shtetit i solli vetëm të mira, andaj për këtë duhet të ndihen krenarë të gjithë.
“Kosova edhe krejt shqiptarët duhet të krenohen me familjen Devolli. Ata duhet me u ndihmu me arritë edhe më shumë në punën që e bëjnë më së miri. Ata e kanë bërë Kosovën konkurrente me tregjet që unë i kam pa nëpër Evropë dhe Amerikë. Ndihma për Blerimin dhe Shkëlqimin është ndihmë për Kosovën. Unë i përkrahi këta djem se me punën që e bëjnë Kosova ka veç të mira” përfundon shkrimin e tij njëri nga këngëtarët më të dashur gjithandej trojeve shqiptare.