Analisti Sadri Ramabaja teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në rast se mbahen zgjedhjet e parakohshme “opozita mund të zhduket”, konsideron se AAK do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor.
Kështu u shpreh ai në Pressing në T7, teksa tha se në anketat që ka parë ka vëtem ndërrrim pozicionesh LDK-PDK, dhe jo ndryshime tjera.
“Besoj se do të lexohet mirë, sidomos nga këshilltarët politikë të opozitës sepse është shumë serioze. Opozita sidomos AAK-ja do ta ketë vështirë ta kalojë pragun, prandaj kemi rrudhje të opozitës. Gjitha anketat që i kam pa unë, është ndërrim i pozicionit PDK-LDK, asgjë tjetër. Pa diferencim nga e kaluara është vështirë të krijohet një opinion tjetër”, u shpreh ai pasi dëgjoi deklaratën e Kurtit.