7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ramabajën e pengon “ekzaltimi i opozitës” me fitoren e Trumpit, parashikon “thellim të referendumit” të 14 shkurtit

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja, që njihet për qëndrimet pro Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar përsëri – 24 minuta pas mesnatës – rreth reagimeve që i ka shkaktuar në Kosovë fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, në media dhe në rrjetet sociale “ka shpërthyer një gëzim në përmasa ekzaltimi nga ana e opozitës në Kosovë” pas fitores së Trumpit.

Sidoqoftë, ai parashikoi se opozita në Kosovë dhe në Shqipëri nuk do të përfitojnë ndonjë gjë nga ardhja në pushtet e presidentit të ri amerikan. “Në janar, në Shtëpinë e Bardhë, rikthehet Donald Trump, duke e lënë opozitën [si në Tiranë edhe në Prishtinë] jashtë, që të vazhdojë me dafrungën e fitores” – shkroi ai.

Më tutje, ai parashikoi se qytetarët do t’i japin fitore edhe më të thellë Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm se në ato të vitit 2021.

“Më 9 shkurt 2025 qytetarët në Kosovë, pavarësisht zallamahisë së opozitës dhe medias, do të thellojnë referendumin e 14 shkurtit 2021. Opozita do të vazhdojë festën për fitoren e Trump-it tutje e papërmendur, duke ngatërruar arsyen pse mbeti sërish jashtë “Shtëpisë së Bardhë” [të Eqrem Kryeziut!]” – shkroi profesor Ramabaja.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit