24.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Ramabaja: Vendimi i Kushtetueses, një “Athissari plus” për Listën Serbe

- Advertisement -

Analisti politik Sadri Ramabaja ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt që mund të ketë pasoja të mëdha për institucionet e ardhshme të vendit.

Ai theksoi se vendimi i Kushtetueses, duke i dhënë sipas tij, një ndikim të veçantë Listës Serbe, mund të interpretohet si një formë “Athissari plus”.

“Politikisht e trajtoj si një akt, që më kujton vitin 1989, është shkelje e Kushtetueses nga GJK. Nga gardiani i Kushtetutës. Atë çka se kishin arritur serbët me presion të madh gjatë debatit mujor në takimet e Vjenës, atë që s’ia kishin imponuar dot Martti Atihsaarit që ta trajtoj Kosovën siç pretendoni ata si ndarje mes dy etnive, shqiptarë dhe serbë. Praktikisht i kanë dhënë veto Listës Serbe, respektivisht minoritetit serb. Dhe në rast se aplikohet do të ishte Athissari plus, dhe dëmi më i madh që ka mundur t’i bëjë një institucion të ardhmes së Kosovës”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit