17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Ramabaja shqetësohet se po lëndohet Kusari-Lila: Është sikurse bora e tri viteve

- Advertisement -

Sadri Ramabaja, aktivist i VV-së dhe analist në T7, ka komentuar bisedën telefonike në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radojiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin në Banjskë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Sipas Ramabajës, kjo bisedë është sikurse bora e para tri viteve.

“Në prizmin tim është sikurse bora e para tri viteve, e cila nuk do të duhej të ishte temë fare. Shndërrimi në top temë në Prishtinë dhe Tiranë, për mua është shprehje e një lloj shtërpsie ideore dhe mungesë e kreativitetit për të ndërtuar kauza të mirëqena” – tha Ramabaja, i cili vlerësoi se po lëndohet Kusari-Lila.

“Atë ndjeshmërinë e një pjesë të opinionit tonë të preket deri në atë shkallë sa të thuhet se nuk prishë punë nëse lëndohet ndjesitë e një gruaje, ose të jë deputeteje, ose të një nëne” – tha ai në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit