Teleanalisti Sadri Ramabaja këtë të shtune e ka kaluar në pjesën veriore të Kosovës, ku edhe njoftoi ta ketë takuar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ramabaja zonën veriore të Kosovës e ka emëruar si “skaj i Atdheut” ndërsa Leposaviqin e quajti në emër shqip si “Albanik”.
Postimi i Ramabajës:
Në skajet e Atdheut, Banjë e Bistricë (Albanik) bashkë me mikun tim Esat Brajshorin.
Një takim rasti me kryetarin e Albanikut – Lulzim Hetemi-n në Bistricën e bukur, e bëri ditën edhe më kuptimplotë.