Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën e ardhshme politike

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë.

Ai ka thënë se ajo ka këshilltarë të mirë të mediave.

“Zonja Presidente ka këshilltarë të mirë të mediave, ka përzgjedhur një strategji komunikimi që do t’i ndihmojë në pozicionimin gjatë fushatës së ardhshme, qoftë pas 45 ditëve, qoftë pas 60 ditëve, qoftë pas katër vjetësh.”

“Ka kondicion të fuqishëm politik dhe i ka hyrë një gare pak më specifike. Nuk ka asgjë të keqe, natyrisht e mira do të ishte që të priste deri më katër prill, por është çështje që e përcakton vetë ajo…”, ka thënë Ramabaja.

Të ngjashme

Të fundit