13.8 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Ramabaja për Menduh Thaçin: S’e dalloj me Fatmir Shehollin

- Advertisement -

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se sipas tij Menduh Thaçi nuk ka asnjë dallim nga Fatmir Sheholli i cili ditë më parë u arrestua nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për spiunazh.

“Unë këtë (Menduh Thaçi) nuk e cilësoj as si analist as si politikan, unë këtë nuk e dalloj nga Fatmir Sheholli, prandaj as nuk dua ta komentoj. Ai ka bashkëpunuar me besim deri në vdekje me serbët”, tha Ramabaja.

Ramabaja, në Debat Plus në TV Dukagjini, foli edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut teksa shtoi se do të duhej të kishte një model belg të qeverisjes ku Shkupi sipas tij do të duhej të ishte kryeqendër e qeverisjes për të dy etnitë atje.

“Komunat shqiptare kanë qenë të nënvlerësuara në të gjitha qeveritë paraprake në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët atje kontribojnë shumë njësoj edhe bizneset, por ka hapa të ndjeshëm në realizimin pragmatik të të drejtës së shqiptarëve dhe në faktorizimin e tij – nuk është në nivelin e pritshëm do të duhej të ishte shumë më shumë. Por, besoj që momenti është kritik që në një të ardhme shumë të afërt të shtrohet çështja e federalizimit të Maqedonisë së Veriut – kjo nënkupton një model belg të qeverisjes ku Shkupi do të ishte një kryeqendër e qeverisjes e të dy etnive, por në të gjitha komunat tjera do të duhej të vlente çelësi nacional që nënkupton se palët qeverisëse në kabinetet qeverisëse do të duhej të ishte blloku i partive shqiptare që t’i fiton zgjedhjet”, tha Ramabaja.

Të ngjashme

Të fundit