13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Ramabaja për deklaratën e Abdixhikut: E shkruar nga disa fëmijë që kanë elemente fisnore e kanunore

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për një takim konsultativ.

Abdixhiku ka theksuar se për LDK-në fjala është zotim dhe besë, duke nënvizuar se nuk mund të kalohen lehtë fyerjet e vazhdueshme që janë bërë ndaj partisë dhe përkrahësve të saj nga LVV-ja.

Këtë e ka komentuar analisti Sadri Ramabja në Debat Plus.

Ai ka kritikuar deklaratën e Abdixhikut, duke thënë se ka një ton fëmijëror dhe elemente fisnore që janë larg demokracisë dhe gjuhës moderne politike.

“Kur e lexon me vëmendje e sheh që e kanë shkruar do fëmijë të moshës të pa maturuar. Po që kanë në ndërdije elemente fisnore, kanunore. Larg demokracisë dhe gjuhës moderne politike. Për fat të keq kjo është LDK-ja”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit