Profesroi, Sadri Ramabaja thotë se PDK-ja dhe LDK-ja po e mbajnë situatën politike të tensionuar në Kosovë.
Ramabaja në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 thotë se “gjuha e zbutur” e zyrtarëve të VV-së nuk është vlerësuar.
“Kjo gjuhë e zbutur e zyrtarëve të VV-së, as nuk është vlerësuar e as nuk pres të vlerësohet, as nga LDK-ja e as nga PDK-ja. Këto dy formacione politike janë të përqendruara që ta mbajnë të tensionuar situatën politike në Kosovë. Për këtë agjendë ata janë përcaktuar që në ditën e dytë pas 14 shkurtit, pra më 15 shkurt 2021”, tha ai.
Profesori “s’pajtohet” me gjuhen politike që është përdorur nga partitë opozitare karshi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Fushata denigruese në drejtim të personit të kryeministrit Abin Kurti nuk ka pushuar asnjëherë, dhe ka kulmuar me akuza krejtësisht politike dhe banale. Nuk nivelizohet një cilësim i tillë si fjala ‘hajvan’ megjithëse as unë s’jam pajtuar me akuza për ‘agjenda ruse-serbe, Albin Serbia, etj, etj’. Është fatkeqësi që s’ka një s’pastrim shpirtëror edhe i skenës politike duke ecur tutje drejt një maturimi politikë që po shkojmë, drejt një ndryshimi të madh”, tha ai.