-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Ramabaja pati ofertë për në listën e VV-së: Nuk pranova, kam kritere, s’dua të jem mbi 50-të në renditje

- Advertisement -

Analisti Sadriu Ramabaja, është shprehur i zhgënjyer në lidhje me listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ramabaja është shprehur se nuk ka pasur ndonjë ndryshim esenciale, ku ka shtuar se listë nuk ka qenë ashtu siç ai kishte pritur.

Ai tutje ka thënë se ka pasur ftesë për hyrje në këtë listë, por që nuk ka pranuar të jetë mbi 50-ti në renditje.

Ka qenë një tërheqje e vullnetshme (mos-përfshirja e Librun Aliut në listë). Ndërkaq duke shikuar përgjithësisht listën e pash për shembull që 30 e diçka për qind ishte listë e re, pjese tjetër janë që kanë qenë edhe më herët. Për mua lenë për të dëshiruar kjo listë. Do të duhej të ishte më e mirë, ka pasur mundësi të ishte më e mirë. Para 6 muaj, por unë kam disa kritere. Kam vepruar njëjtë siç kam vepruar në vitin 2017. Nuk kam pranuar të jem mbi i 50, te numri. Dhe për mua nuk me rëndësi pozicioni i deputetit po çështja se si ekipi funksionon dhe çfarë politikash ndjek. Do të duhej që Albini të merrej më këtë listë, është fatkeqësisht që ia kanë lërë tjetërkujt.” – ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit