Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar një postim të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ata kritikojnë opozitën se po bllokon ligjet përmes Gjykatës Kushtetuese, anipse kjo e fundit është institucion i pavarur.
Ramabaja këtë kritikë skandaloze e çon edhe një hap më tutje, duke provuar të bëj humor me frazen: “Estabilishmenti i vjetër ka ngatërruar Gjykatën Kushtetuese me farë kompleksi turistik!”
“Establishmenti i vjetër duket po merrë masat për pension politik; ka ngatërruar Gjykatën Kushtetuese me farë kompleksi turistik!”, ka shkruar Ramabaja.