5.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Ramabaja: Me këtë renditje të listës, AAK e kalon pragun zgjedhor

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar listën e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se renditja dhe kombinimet e bëra nga partia janë të mjaftueshme që AAK ta kalojë pragun zgjedhor.

“Me këtë listë pretendimi është i qartë, ka objektiv të mos rrezikojë të mbetet nën pragë dhe gjasat i ka të mos mbetet, pra të kalojë. Kjo 10-she i garanton mundësi reale që të shkojnë 9 deri 10 deputetë…”, ka theksuar ai.

“AAK me këtë renditje dhe me këto kombinime besoj që ajo që është më e rëndësishmja, e kalon pragun. Mendoj që po,” ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit