13.3 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Ramabaja: Lista Serbe ka qenë dhe mbetet “Kali i Trojës”, në trupin politik të Kosovës

- Advertisement -

Njohësi i rrethanave politike, Sadri Ramabaja, thotë se udhëzimi administrativ për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore krijon një rrugëdalje nga situata në formë të qarkut të mbyllur.

Ramabaja, thotë se Lista Serbe ka qenë dhe mbetet “Kali i Trojës” në trupin politik të Kosovës.

“Kjo kërkesa e qeverisë që të përfillet ligji për zgjedhje lokale, të përfillet gjithashtu edhe Kushtetuta ka sjellë këtë propozim mbi tavolinë, një udhëzim administrativ që krijon një rrugëdalje nga kjo situatë e qarkut të mbyllur. Kosova në këtë drejtim nuk mund të bëjë vetëm, sepse tashmë është evidente Lista Serbe ka qenë dhe mbetet si ‘kali i Trojës’, në trupin politik të Republikës së Kosovës, që po keqpërdoret vazhdimisht konform interesave ditore të qeverisë serbe”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje, ai thotë se Serbia po përgatitet për skenar të këqij, në mënyrë që të kalojë në forma të tjera konform kërkesave nga pala ruse.

“Në rast se nuk do të ketë presion nga ndërmjetësuesit, para zgjedhjeve nga BE që ishte iniciues i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit së saj në Ohër, atëherë natyrisht që do të duhej të kemi një situatë krejt tjetër, nga kjo që merret me mend sot. Duket që Serbia po përgatitet me skenarë të keq të kalojë në forma të tjera konform kërkesave që duket se mund t’i kenë nga pala ruse”, tha Ramabaja.

Profesori thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet konsideruar si produkt i marrëveshjes politike.

“Këto zgjedhjet e jashtëzakonshme pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme duhet të konsideruar si produkt i marrëveshjes politike, respektivisht nëse mund të zhvillohen në mënyrën se si po parashihet atëherë ato do të jenë produkt i një vullneti politik i dyanshëm, jo thjesht i palës vetëm kosovare. Sigurisht një pjesë  e mirë e komunitetit serb atje janë që të kalohet ky ngërç, sepse humbësit më të mëdhenj janë ata”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit