Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pas mungesës së mbështetjes së mjaftueshme nga anëtarët e saj.
Duke komentuar situatën në Debat Plus, analisti Sadri Ramabaja ka thënë se Lista Serbe është dashur të shpallej organizatë terroriste menjëherë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të vendit.
“Lista Serbe ka qenë dashur që me kohë, sidomos pas asaj që ndodhi më 24 shtaro 2023 në veri, me urgjencë të shpallej organizatë terroriste. Siç janë shpallur edhe dy organizata tjera Rojat e Urës, dhe Brigada e Veriut. Dhe të merrte fund penetrimi kaq i hapur i Serbisë në Kosovë. Siç ka vepruar për 20 vjet rresht. Për fat të keq, politika nuk e kryer këtë punë, respektivisht drejtësia në Kosovë, dhe e kemi këtë situatë që e kemi sot…”, ka thënë Ramabaja.