Aktivistit të zellshëm të VV-së, Sadri Ramabaj, duket se nuk i kanë pëlqyer kritikat e sotme të Vlora Çitakut për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë që nuk e ka ndjekur penalisht nënkryetaren e PDK-së.
Sipas Ramabajës, në kohën kur Çitaku ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA, ajo ka lobuar për idenë e shkëmbimit të territoreve.
“E kuptueshme, reagimi i Vlorës sot vije edhe si nusprodukt i nostalgjisë së saj. Por, ky reagim është nusprodukt edhe i dështimit të sistemit tonë të drejtësisë. Zonja Çitaku nuk është ndëshkuar as në rrafshin moral, mos të flasim për atë penal, për angazhimet e saj kundër Republikës, edhe gjatë kohës kur ajo paguhej ta mbrojë atë! Ndërkaq në rrafshin moralo-politik, Zonja Çitaku, në vend se të shkonte në histori, përkundrazi, është shpërblyer, duke u zgjedhur në pozicionin e nënkryetares së forcës politike që dikur e drejtonte miku i saj Hashim Thaçi”, ka shkruar mes tjerash Ramabaja.