Analisti Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar aplikimet e partive politike në KQZ.
Ai ka thënë se praktikisht janë dy blloqe, ndërsa ka shtuar se është i befasuar që NISMA Socialdemokrate nuk është pjesë e ndonjë liste partiake.
“Gara duket që do të jetë për vendin e dytë. Ajo që më ka befasuar pak ka qenë çështja e mungesës së Nismës Socialdemokrate në njërën prej listave, qoftë të LDK-së ku kishte paralajmërime që kishte pak më të veçanta, qoftë në atë të PDK-së.”
“Duket që në këtë drejtim është ndëshkuar Nisma Socialdemokrate,” ka thënë ai.






