16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Ramabaja: Ka shenja që deputetët do ta zgjidhin ngërçin politik

- Advertisement -

Analisti politik, Sadri Ramabaja, e ka vlerësuar pozitivisht thirrjen e presidentes Vjosa Osmani për konsultime me liderët e partive politike, duke e cilësuar si një hap drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

Por, ai ka theksuar se ka shenja që deputetët do ta zgjidhin këtë ngërç politik.

“S’është në dorën e saj ta zgjedhë situatën, por është shenjë e mirë që të gjithë liderët kanë pranuar të takohen. Ka shenja që deputetët do ta zgjidhin këtë ngërç”, ka deklaruar  Ramabaja, duke shtuar se në mesin e mbi 100 deputetëve mund të ketë ndonjë që do të veprojë ndryshe nga udhëheqësit politikë që, sipas tij, e kanë sjellë vendin në këtë krizë.

Ai ka theksuar se presidentja Osmani mund të luajë rol pozitiv përmes presionit pozitiv.

“Presidentja mund t’i shkrijë pak akujt, dhe nëse përqendrohet te tema kryesore për tejkalimin e ngërçit për konstituimin e Kuvendit, mendoj se mund të bëjë një lloj trysnie pozitive ndaj gjithë atyre që do të takohet”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ramabaja ka theksuar se do të ketë ndonjë deputet më pak të disiplinuar ndaj partisë, që sipas ti, mund të jetë çelësi për tejkalimin e krizës.

Të ngjashme

Të fundit