Aktivsti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka reaguar pasi u padit nga deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
Ramabaja në një shkrim në Facebook, ka pretenduar se ajo që e deklaroi në një debat në fillim të këtij muaji, se Balje u takua me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, është e vërtetë.
Veç kësaj, ai ka thënë se në Gjykatë do ta ofrojë edhe “burimin e informacionit”.
“Për atë që unë kam pohuar në emisnin Debat Plus më 7 prill 2025, e ripohoj: tutje qëndroj prapa asaj deklarate.
Për këtë me kënaqësi do të përballem me zonjën deputete në fjalë në Gjykatë.
Trupit gyjkues gjithësesi do t’i ofroj e ripohoj, përveç asaj që kam deklaruar në emisionin në fjalë, edhe informacione shtesë dhe gjithësesi burimin e informimit” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë: