22.9 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Ramabaja insiston se Balje u takua me Radojiçiq: Në Gjykatë do ta tregoj burimin e informacionit

- Advertisement -

Aktivsti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka reaguar pasi u padit nga deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Ramabaja në një shkrim në Facebook, ka pretenduar se ajo që e deklaroi në një debat në fillim të këtij muaji, se Balje u takua me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, është e vërtetë.

Veç kësaj, ai ka thënë se në Gjykatë do ta ofrojë edhe “burimin e informacionit”.

“Për atë që unë kam pohuar në emisnin Debat Plus më 7 prill 2025, e ripohoj: tutje qëndroj prapa asaj deklarate.

Për këtë me kënaqësi do të përballem me zonjën deputete në fjalë në Gjykatë.

Trupit gyjkues gjithësesi do t’i ofroj e ripohoj, përveç asaj që kam deklaruar në emisionin në fjalë, edhe informacione shtesë dhe gjithësesi burimin e informimit” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit