11.2 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Ramabaja i pakënaqur me VV’në që propozoi Haxhiun: S’kishte nevojë për këtë eksperiment

- Advertisement -

Sadri Ramabaja, tele-analist dhe anëtar i VV-së, nuk ishte fare i kënaqur pasi partia e tij dështoi dy herë që ta zgjedhë kryetaren e Kuvendit.

Propozimi i VV-së që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e parlamentit nuk mori më shumë se 57 vota, pra 4 më pak sesa nevojitet për zgjedhjen e kryetarit/es.

”Në të dy raundet, dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Seanca e radhës shtyhet për 48 orë.
Nuk kishte nevojë të bëhej ky eksperiment”, shkroi Ramabaja në Facebook.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit u shtye për të hënën, teksa Haxhiu sërish tha se ajo do të propozohet nga VV-ja për të qenë kryetare.

Të ngjashme

Të fundit