Teleanalisti Sadri Ramabaja në një intervistë në “Dukagjin” e ka reduktuar “në aksident” qenësinë në politikë të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, duke provuar ta trajtojë thjesht në (kritik) letrar.
Në kontradistinksion e mbajti shefin e vet politik, Albin Kurtin, të cilin e pa si “vazhdimësi simbiotike” të mendimit politik “prej Hasan Prishtinës”,
“Rugova nuk do të duhej të ishte pjesë e politikës”, tha Ramabaja, duke pranuar megjithatë që “deri në 95’tën, deri te konferenca e Dejtonit” kishte pasur rol.
“Politika legale në vitet e nëntëdhjeta në Kosovë ka dështuar, dështimi lshtë simbol i aterimit (të Ibrahim Rugovës) nga Prishtina në Beograd, e nga Beogradi në Romë”, tha ai.
“Nga Dejtoni e tutje kemi të bëjmë me një dështim, debakël të madh”, tha Ramabaja.