logun Kosovë-Serbi që tha se nëse nuk zbatohet Asociacioni, nuk ka marrëveshje.
Ramabaja e ka quajtur Lajçakun zëdhënës të presidentit serb Vuçiq dhe të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Dështimi i kësaj marrëveshjeje d.t.th edhe dështim i BE-së dhe me gjasa të mëdha, ecje drejt luftës së re shqiptaro-serbe.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Miroslav Lajčák-u: “Nëse nuk ka asociacion, nuk do të ketë as marrëveshje në Ohër”.
Para katër ditësh e tha krejt të kundërtën.
Koment
Ky është qëndrim i Vuçiqit dhe këtë Kosovës ia kumton nga Beogradi “zëdhënësi” i tij dhe i Putinit, në emrë të BE-së – Miroslav Lajčák!
Çfarë do të duhej të thoshte me këtë rast përfaqësuesi i kancelarit gjerman Olaf Scholz?
Dështimi i kësaj marrëveshjeje d.t.th edhe dështim i BE-së dhe me gjasa të mëdha, ecje drejt luftës së re shqiptaro-serbe.