Sadri Ramabaja ka folur lidhur me situatën e krijuar në RTK, ku menaxhmenti ka larguar nga moderimi disa moderatorë që së fundmi kishin intervistuar zyrtarë të pushtetit.
Ai ka thënë se reagimi i RTK-së ka qenë i vonuar, pasi sipas tij këta gazetarë kanë qenë të anshëm.
“Shpeshherë jo profesional”, i ka quajtur moderatorët Ramabaja.
“Është veprim i vonuar sepse do të duhej të bëhej qysh në vitin e parë. Për fat të mirë e kanë bërë tash, i përgëzoj për këtë veprim”, ka thënë ai ne RTV Dukagjini.