-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Ramabaja: Duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar

- Advertisement -

Analisti Sadri Ramabaja ka paralajmëruar në “Pressing” për rrezikun e një lufte nga Serbia duke argumentuar se Serbia tani është e armatosur “100% më shumë se kur doli nga lufta”.

Ai ka thënë ndër të tjera se se qëllimi i një lufte potenciale mund te jetë për shkak se zgjerimin e tyre drejt perëndimin e kanë të garantuar përmes Republikës Srspka.

Në këtë kontekst, Ramabaja dyshon se NATO është “një ombrellë e garantuar”.

“Kemi të bëjmë me një logjikë të luftës me Serbinë, ai armatim aq i madh që është sjellur në Serbi. Është fjala 100% më shumë e armatosur Serbia sot sesa nga koha kur ka dalë nga lufta. Vazhdimisht i kanë thirrur disa mijëra rezervistë. Ata munden t’i hynë një avanture sepse zgjerimin e tyre drejt perëndimin e kanë të garantuar përmes Republikës Srspka, ndërkaq një lloj pushtimi të butë të Malit të Zi, dhe këtu ne duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantua.”, ka deklaruar Rambaja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit