30.6 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Ramabaja: Çeku dhe Ismaili, dy nga figurat më të përgatitura për udhëheqjen e Prishtinës

- Advertisement -

Analisti politik Sadri Ramabaja ka vlerësuar se në garën për kryetar të Prishtinës, dy prej kandidatëve më të përgatitur në aspektin e organizimit politik dhe udhëheqjes së qytetit janë Hajrullah Çeku LVV-ja dhe Uran Ismaili dhe PDK-ja.

Sipas tij, një përballje mes tyre në balotazh do të ishte skenari më interesant.

“Dhe në këtë korpus figurash mendoj që dy prej më të përgatiturve në fushën  e organizimit politik dhe udhëheqjes së qytetit pa dyshim janë dy politolog, Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili. Pra janë politologë që të dy. Në akt pikëpamje më së interesanti do të ishte të shkonin këta dy në balotazh.

Por megjithatë, çfarë ndryshime pozitive ka, se janë hequr figurat me hije nga kaluara e lidhjes komuniste. Dhe kanë ardhur një brez i ri. Kësaj radhe ka edhe lista të reja”, ka thënë Ramabaja.

Por, megjithëkëtë, sipas Ramabajës, Çeku do të dal i pari, dhe gara do të jetë për vendin e dytë.

Të ngjashme

Të fundit