Sadri Ramabaja aktivist i VV-së, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë.
Më saktë, Ramabaja ka shtruar disa pyetje rreth deklarimeve të opozitarëve për mungesën e takimit dje të shefit të CIA me kryeministrin Albin Kurti, të cilët u takuan sot.
Sipas Ramabajës, krejt këto deklarata ishin terror psikologjik.
“Si cilësohen lajmet dhe deklaratat e lansuara dje nga një lagje mediash e politikanësh injorantë rreth kësaj vizite?!
A duhet të përgjigjet kjo kastë matrapazësh për publikim të lajmeve të rreme, që në esencë janë pjesë e luftës hobride?!
Në mulli të kujt çonë ujë ky terror psikologjik?!
Ku vajti e treti përgjegjësia profesionale dhe etika njerëzore?” – ka shkruar Ramabaja.