Analisti Sadri Ramabaja pati kritika se përse gazetarët shkojnë në takime me ambasadorët.
Ai tha se në Perëndim gazetarët nuk shkojnë në këto takime.
“Ju e dini që gati në thuajse në asnjë vend nuk i mbledh një ambasador i një shteti kryeredaktorët siç i mbledh në Kosovë. Ai mund t’i ftojë në një rast konference, ju e dini që shumë gazetarë nuk ju shkojnë ambasadorëve fare në Perëndim”, tha Ramabaja në Pressing.
“Duhet të them që forma e përzgjedhur e tyre për të ndikuar në opinion përmes gazetaëve duke pretenduar që të shpiejnë përpara agjendat e qeverive të tyre, nuk mund të bëhet as në Mal të Zi, as në Serbi as në Kroaci, por këtu e bëjnë ende”, tha ai.