Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar Kuvendin e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se Kuvendi përbën një lloj ngushëllimi për LDK-në, por se 28 dhjetori ka qenë një tronditje e thellë për këtë parti.
“28 dhjetori është tronditja e thellë që ka prodhuar pastaj të gjitha këto të tjerat”, ka thënë Ramabaja.
Sipas tij, në Kuvend është dëshmuar qartë se LDK-ja ndodhet në një krizë të thellë, e cila tashmë nuk është vetëm identitare, por ka marrë edhe karakter strukturor dhe organizativ.
“Në Kuvend u dëshmua se LDK-ja ndodhet në një krizë të thellë dhe se kjo krizë tashmë nuk është thjesht vetëm identitare, por ka edhe karakter strukturor e organizativ, sepse ka përvijuar dy blloqe të fuqishme brenda saj”, është shprehur ai.
Ramabaja ka shtuar se brenda LDK-së janë kristalizuar dy rryma të qarta politike: një bllok që ai e quan “të të vjetërve”, i cili publikisht ka pasur anim për bashkëpunim me Partia Demokratike e Kosovës, dhe një tjetër, “blloku i të rinjve”, të cilët, sipas tij, angazhohen për një pozicion më të qartë politik “as–as”.






