6.5 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Rama vizitë në vendet e rajonit, më 6 korrik në Prishtinë

- Advertisement -

Kryeministri Rama do të ndërmarrë ditën e enjte një tur 2-ditor në të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai do të komunikojë me liderët e këtyre shteteve për të çuar përpara axhendën e Procesit të Berlinit.

Ndalesa e parë do të jetë Shkupi në datën 6 Korrik dhe pasditen e po kësaj dite do të jetë në Prishtinë për t’u takuar dhe dalë përpara mediave në krah të Albin Kurtit, raporton Tv Klan.

Ndërsa të premten Rama do të fluturojë drejt Sarajevës, Podgoricës e Beogradit. Në këtë të fundit do të përmbyllë dhe takimet e tij si lideri i vendit pritës të mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit në Tetor në Tiranë.

Rama deklaroi javën e shkuar se misioni i Ballkanit të Hapur përfundoi me sukses dhe tani të gjitha vendet e rajonit duhet t’i përqendrojnë energjitë te Procesi i Berlinit.

Teve1.info ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës për të konfirmuar vizitën e Ramës në Prishtinë dhe nëse do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

Kryeministri Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive e planifikuar të mbahej më 20 qershor në Gjakovë.

Këtë e kishte bërë me arsyetimin lidhur me situatën në veri dhe kishte kërkuar një takim të një formatit tjetër mes dy kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se anulimi i një mbledhje të dakorduar në mënyrë të njëanshme ka ndodhur për herë të parë, duke thënë se formati i takimit të propozuar nga Rama do të mund të mbahej po atë ditë.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit