Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e së hënës e nisi me pamje të Xhamisë së Ballies e cila gjendet në zemër të Elbasanit.
Ai u uroi një javë të mbarë ndjekësve të tij në rrjete sociale, duke shpërndarë videon e cila tregon këtë Xhami e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë.
“MIRËMËNGJES, dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashme e rilindur dhe vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.






