I pari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerëson se në Hagë nuk po gjykohen vetëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe liria dhe shtetësia e vendit.
Rama, i ftuar në “Fundjavë” në Dukagjin, uroi që të ketë drejtësi dhe gjykimet të jenë të drejta dhe që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre, njofton Dukagjini.
“E kemi edhe procesin në Hagë për burrat shqiptarë që po gjykohen që kanë dhënë pothuajse çdo gjë gjatë kohës së luftës që sot po gjykohen. Ne si shoqëri duhet me ditë që atje nuk po gjykohen vetëm ata katër burra – por po gjykohet faktikisht edhe liria e vendit tonë dhe shtetit tonë dhe shtetësisë tonë. Uroj që të ketë drejtësi, që gjykimet të jenë të drejta dhe t’i kemi këta luftëtarë të lirë me familjet e tyre ashtu siç e meritojnë”, u shpreh Rama.






