8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rama ulet në bankë në mes të nxënësve dhe dëgjon një rrëfim emocional për UÇK-në

- Advertisement -

Përparim Rama është rikthyer sot në shkollën “Hasan Prishtina”, aty ku ishte rritur si nxënës në fillore.

I pari i kryeqytetit ka dëgjuar një rrëfim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga Aida Dërguti.

“Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në #kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës.

Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare” shkruan Rama në njoftim.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=516038774025972&id=100068595617004&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit