Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në mbledhjen e dy Kuvendeve, e ka keqpërdorur mikpritjen e Kosovës.
Gërvalla ndër të tjera e ka akuzuar Ramën se me fjalimin e tij ka bërë fushatë kundër Qeverisë së Kosovës.
“Është e vërtet që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat aspak më këtë atmosferë që e patëm. Ishte një fjalim i cili fortë e keqpërdori mikpritjen e Kosovës të tij dhe të delegacionit të tij, sepse mendoj se ai që vjen me bë fushatë duhet të vijë të bëjë fushatë transparence kundër Qeverisë dhe nuk ka nevojë të keqpërdorë foltoren e Kuvendit.” – ka thënë ajo në Klan Kosova te DPT te Fidani.
I pyetur nga gazetari se a bëri Rama fushatë kundër Qeverisë, Gërvalla tha se kjo pjesë nuk mundet ndryshe të interpretohet.