16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Rama tregon prioritetet e mandatit të katërt: Sa rriten rrogat dhe pensionet

- Advertisement -

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama listoi të gjitha prioritetet për mandatin e tij të katërt, që përfshijnë rritjen e prodhimit kombëtar, rritjen e rrogave e pensioneve, zhvillimin e turizmit, industrisë, bujqësisë dhe shëndetësisë.

“Do të rrisim prodhimin kombëtar nga 25 miliardë euro në 35 miliardë euro. Do të rrisim të ardhurat për frymë nga 10,400 euro në të paktën 15,000 euro. Do të rrisim pagën mesatare në sektorin publik nga 1,000 euro në 1,200 euro, pagën e përgjithshme mesatare nga 830 euro në 1000 euro. Do të çojmë pensionin minimal në 200 euro, ndërkohë që paga minimale do të arrijë në 500 euro dhe në 2030 paga minimale do të jetë 650 euro. Ky është mandati për Shqipërinë turistike, ky është mandati me një industri të rilindur, ushtarake dhe agroushqimore, me kamera inteligjente në shkolla për sigurinë e fëmijëve.”

Rama theksoi se ky është një mandat për investime në shëndetësi, për shërbime më moderne për qytetarët dhe për një arsimin më të zhvilluar, raporton Euronewsalbania.

“Do të investojmë në Shqipërinë me korridorin blu dhe korridorin e tetë, portin e madh tregtar të Durrësit që do të hyjë në operim, katër aeroportet në funksionim dhe hekurudhat kryesore në kantier. Ky është mandati me besim të lartë për Shqipërinë,” përfundoi ai

Të ngjashme

Të fundit